Albion Ademi ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij e cila prej vitesh vazhdon ën Kinë, ku ai bërë nëj emër i njohur. Pasi shkëlqeu me Tianxhin Zhinmen Tajger, ai është prezantuar në klubin e ri po në Superligën e Kinës.
“I entuziazmuar që i bashkohem Shenzhen Peng Siti dhe i lumtur të bëhem pjesë e këtij projekti entuziazmues. Le t’i futemi punës”, shkruante sulmuesi 26-vjeçar në një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar firmën me klubin e ri.

Ademi ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Finlandës por zgjodhi të vishte fanellën kuqezi, duke luajtur që në moshë të re me U21 të Shqipërisë. Ai u etiketua asokohe si “e ardhmja e Kombëtares shqiptare” nga trajneri Alban Bushi dhe u grumbullua me ekipin A në vitin 2018 nga trajneri Kristian Panuçi për një ndeshje të Ligës së Kombeve dhe më pas miqësore, por pa ia dalë të bënte debutimin e tij.
PANORAMASPORT.AL

