Mesfushori me përvojë, Klaus Gjasula do të vazhdojë karrierën te Hoffenheim II, duke iu bashkuar skuadrës gjermane nga sezoni 2026/27.
36-vjeçari transferohet në Kraichgau pasi ndërpreu me marrëveshje të dyanshme kontratën me klubin e tij të deritanishëm, Rot-Weiss Essen, njëherësh rival i Hoffenheim II në Ligën e Tretë të Gjermanisë, shkruan Indeksonline
Me qindra paraqitje në futbollin profesionist gjerman dhe përvojë të madhe në Bundesliga dhe 2. Bundesliga, Gjasula pritet të sjellë lidership dhe eksperiencë në skuadrën e re.

Klubi gjerman e ka prezantuar zyrtarisht futbollistin me mesazhin: “Mirë se erdhe, Klaus! Gëzohemi për kohën që do të kalojmë së bashku.”/Indeksonline/

