Bayern Munich në probleme, tre mungesa të mëdha në ndeshjen e sontme kundër Arsenal…

Arsenali do të përballet me testin më të vështirë të sezonit deri më tani, teksa takohet me Bayern Munichun në Champions League.

Gjiganti gjerman e ka nisur sezonin e ri në mënyrë të shkëlqyer dhe mbetet i pamposhtur në 10 ndeshje në të gjitha garat.

Megjithatë, skuadra e Vincent Kompanyt do të jetë pa dy lojtarë kyç në Allianz Arena këtë mbrëmje, pasi Joshua Kimmich dhe Michael Olise do të mungojnë.

Kapiteni i klubit nuk mori pjesë në stërvitjen e së martës dhe pritet të mos përfshihet në skuadrën për ndeshjen, pas vdekjes së babait të tij, Thomas, sipas Bild.

Ndërkohë, Olise po vuan një ndeshje pezullim pasi u ndëshkua me karton të kuq gjatë barazimit 3-3 të Bayernit ndaj Vikingut javën e kaluar.

Vendin e tij në formacionin titullar pritet ta zërë ish-anësori i Arsenalit, Serge Gnabry, i cili foli me shumë respekt për ish-klubin e tij gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

“Është gjithmonë një ndeshje e veçantë kur luan kundër ish-klubit. Jam rritur atje dhe mezi po e pres këtë përballje”, tha ai.

“Herën e fundit luajtëm në Emirates. Është paksa e çuditshme të luash kundër një trajneri me të cilin dikur ke qenë bashkëlojtar. Ne duam të fitojmë, kjo është më e rëndësishmja. Mezi po e pres ndeshjen.”

Duke folur për ish-bashkëlojtarin e tij, Mikel Arteta, ai shtoi:

“Ai ishte lider i skuadrës në atë kohë, madje edhe kapiteni ynë. Fliste shumë me lojtarët e rinj si unë dhe Hector Bellerin dhe ishte gjithmonë i gatshëm të na dëgjonte.

“Kjo tregon se çfarë personaliteti ka. Ai e udhëhoqi skuadrën drejt atij suksesi të madh sezonin e kaluar. Po bën një punë shumë të mirë.”

Edhe trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, ka pak gjasa të jetë pranë vijës anësore këtë mbrëmje për shkak të një problemi shëndetësor.

“Ai ka pasur probleme me këmbët herë pas here dhe ka ndier dhimbje në to”, zbuloi ndihmëstrajneri i Bayernit, Aaron Danks.

“Është thjesht një virus. Mjekët dinë shumë më tepër se unë. Gjëja më e rëndësishme është që ai të pushojë dhe t’i marrë kohën që i nevojitet.

“Nuk e di nëse do të rikthehet nesër apo pas dy-tri ditësh. Po e vlerësojmë situatën dita-ditës.”