Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Gjermanisë, Toni Kros, ka komentuar rezultatet e ceremonisë së “Topit të Artë”, duke vlerësuar se Khvica Kvaratshkelia do ta meritonte çmimin nëse votimi do të bazohej vetëm në paraqitjet gjatë sezonit.
Kros beson se Kupa e Botës ka ndikim të madh në votimin për këtë çmim, veçanërisht kur ceremonia zhvillohet në një vit kur është organizuar ky turne madhor. “Askush nuk i fitoi të gjithë trofetë që mund t’i fitonte.
Në një vit të Kupës së Botës, votimi është ndryshe. Kupa e Botës ka një peshë të veçantë”, deklaroi gjermani. Ai më pas veçoi Kvaratshkelian, i cili përfundoi në vendin e gjashtë në renditjen përfundimtare, duke e cilësuar si lojtarin më të mirë të skuadrës më të mirë në Evropë.
“Nëse e shikojmë vetëm këtë sezon, do të thosha se Kvaratskhelia ishte shumë i mirë. Unë do ta kisha zgjedhur atë. Sipas mendimit tim, ai ishte lojtari më i mirë në skuadrën më të mirë në Evropë”, u shpreh Kros.
PANORAMASPORT.AL

