Barcelona do të mbetet pa mesfushorin e saj, Rodri për disa javë.
Sipas raportimit të gazetës “Sport”, mesfushori spanjoll pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj, pas dëmtimit në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, përcjell “Gazeta Express”.
Rodri u detyrua të largohej nga loja në pushimin mes pjesëve në ndeshjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, pasi ndjeu shqetësime muskulore.
Ekzaminimet mjekësore konfirmuan dëmtimin, ndërsa Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë rikthimin e tij të parakohshëm.
Mungesa e tij është një lajm i keq për Hansi Flickun, pasi mesfushori është bërë një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës.
Ai pritet të humbasë përballjen me Atletico Madridin dhe ndeshjet e tjera gjatë javëve të ardhshme.
Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Gavi janë alternativat që trajneri gjerman mund t’i përdorë për ta mbuluar mungesën e tij. /Gazeta Express

