Sulmuesi në formë i Bayern Munchenit, Harry Kane ka arritur një statistikë mbresëlënëse, që në karrierën e tyre, as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi s’e kanë arritur deri më tani.
Anglezi po tregon formë të jashtëzakonshme në sulm te gjiganti bavarez, por këtë sezon po vlerësohet edhe për aftësitë e tij të një “playmakeri”, pasi në disa raste kthehet mbrapa dhe organizon aksione, duke dërguar pasime të sakta në pjesën e tretë të fushës.
Mirëpo, golat e veçojnë atë nga bashkëlojtarët e tij, por edhe nga kolegët e tij në futbollin evropian dhe botëror.
Harry Kane ka shënuar 20 gola në 12 ndshjet e para të këtij sezoni në të gjitha garat, duke ia kaluar edhe dy më të mirëve të historisë, Ronaldos dhe Messit.
As këta dy të fundit nuk kanë arritur shifra të tilla, në karrierat e tyre ikonike dhe të mëdha.
Kane deri më tani ka 105 gola në 109 ndeshje me Bayernin, duke ia bashkangjitur edhe 29 asistime.
Në përgjithësi, Kane ka shënuar 488 gola në karrierën e tij profesioniste, me klub dhe kombëtare./GazetaExpress/

