Erik ten Hag ka rikujtuar periudhën e tij te Manchester Unitedi dhe marrëdhënien me Cristiano Ronaldon, duke zbuluar detaje nga bisedat që kishte zhvilluar me yllin portugez.
Në një intervistë për “The Athletic“, trajneri holandez deklaroi se Ronaldo e kishte zhgënjyer ekipin dhe atë personalisht, pasi klubi kishte bërë plane duke e llogaritur edhe sulmuesin portugez, shkruan Indeksonline
“Cristiano Ronaldo e la në baltë ekipin dhe më zhgënjeu edhe mua, sepse kishim planifikuar me të”, u shpreh Ten Hag.
Ai tregoi gjithashtu se kishte udhëtuar drejt Portugalisë për të biseduar personalisht me Ronaldon dhe për t’i shpjeguar synimet e tij përpara se të merrte drejtimin e Manchester Unitedit.
“Është një nga lojtarët më të mirë në histori. E respektoja shumë. Por, si trajner, duhej të merrja një vendim racional”, deklaroi holandezi.
Marrëdhënia mes Ten Hagut dhe Ronaldos u shoqërua me tensione gjatë periudhës së tyre në Manchester United, përpara se sulmuesi portugez të largohej nga klubi në nëntor të vitit 2022./Indeksonline/

