Rikthim i bujshëm nga Rei Manaj? Sulmuesi dhe drejtuesit thonë fjalën e fundit

Rei Manaj nuk do të kthehet te Sivaspori. Menaxhmenti i klubit turk e ka konfirmuar këtë fakt.

“Nuk kemi pasur diskutime. Lajmet dhe thashethemet që janë përhapur nuk kanë baza. Manaj nuk është në axhendën tonë”, u tha duke e mbyllur këtë diskutimin.

Gjithçka lindi nga një faqe e rremë në rrjetet sociale, që mbante emrin e Rei Manajt. Ky i fundit vetë ka pohuar se profili në fjalë nuk menaxhohet prej tij.

Tifozët e Sivasporit ëndërruan për një moment. Në fund rezulton se opsioni i rikthimit nuk po mendohet.

PANORAMASPORT.AL