E zbulon vet Vedat Muriqi: PSG-ja më kërkoi, si e refuzova pasi i pata dhënë fjalën Igli Tares…

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka zbuluar faktin se ishte shumë pranë transferimit te PSG-ja. Ai refuzoi ofertën e parizienëve për faktin që i kishte dhënë fjalën Igli Tares që do të shkonte te Lacio. Dhe kështu ndodhi, drejtori sportiv i asaj kohe e mori Muriqin në 2020 nga Fenerbahçe.

“Normal është se një sulmues kur fillon të shënojë shumë gola, çdo ekip do të ketë interes. I kam thënë edhe Igli Tares që pranoj ofertën e Lacios. Para se të hipja në aeroplan, PSG-ja i ka dërguar letër klubit duke thënë se do të paguajmë atë që po kërkon Fenerbahçe dhe atë që kërkoni ju, ejani tek ne. Kjo ishte pak para se të nënshkruaja me Lacion, por unë i pata dhënë fjalën Iglit dhe një shqiptar normal e mban fjalën e vet dhe pa marrë parasysh se PSG është një klub i madh dhe i pata thënë Tares se po vijmë tek ju”, deklaroi Muriqi për Klan Kosovën.

PANORAMASPORT.AL