Gjimshiti mbetet pa kontratë në fund të sezonit, skuadra tjetër italiane bën gati ofertën!

Kontrata e Berat Gjimshitit përfundon në qershor të këtij viti dhe me shumë gjasa nuk do të ketë rinovim me klubin e Atalantës. Në këto kushte, disa klube kanë nisur të “lëvizin gurët” për shqiptarin.

Siç raportohet nga Italia, Fiorentina është gati që ta transferojë me parametra zero kapitenin e Kombëtares shqiptare. Drejtori Sportiv i “vjollcëve”, Fabio Paratici po përgatit mënyrën për të përfunduar me sukses këtë operacion.

Kujtojmë se 33-vjeçari luan në Itali prej vitit 2016 kur la Zyrihun për Atalantën. Gjatë kësaj periudhe ai është huazuar në dy raste, një herë tek Avellino dhe herën tjetër tek skuadra e Beneventos.