Gjiganti europian synon transferimin e Robert Lewandowskit

Juventusi po shqyrton mundësinë për të transferuar sulmuesin polak Robert Lewandowski si lojtar i lirë, në përfundim të kontratës së tij me Barcelonën.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, bardhezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë veteranit një pagë mbi 6 milionë euro në sezon, në përpjekje për të forcuar repartin ofensiv me përvojë dhe cilësi të dëshmuar, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, konkurrenca për shërbimet e Lewandowskit pritet të jetë e fortë, sidomos nga klubet e Major League Soccer. Ekipi amerikan Chicago Fire raportohet se është i gatshëm të shkojë shumë më tej financiarisht, duke i ofruar sulmuesit rreth 20 milionë euro në sezon, një shifër që tejkalon trefish ofertën e mundshme të Juventusit.

Megjithatë, sipas burimeve pranë lojtarit, preferenca e Lewandowskit mbetet vazhdimi i karrierës në një nivel të lartë në Evropë. Ky faktor mund të luajë një rol vendimtar në zgjedhjen e tij përfundimtare dhe potencialisht t’i japë avantazh Juventusit në garën për nënshkrimin e tij.