Frank Lampard bëri një sezon fantastik si trajner i Coventryt, duke e inkuadruar në Premierligë.
Pas këtij suksesi, anglezi është përfolur si një nga emrat e mundshëm për trajner të ri të Chelseas, pas shkarkimit të Liam Rosenior, shkruan IndeksOnline.
Lampard i cili kishte luajtur pë skudrën londineze e po ashtu ishte edhe trajner për një kohë, ka bërë të ditur se vendimi i tij është të vazhdoj me Coventryn.
“Definitivisht nuk dua të flas për Liamin dhe Chelsean, sepse kam qenë aty dhe nuk dua të komentoj shumë për trajnerët për shkak të rrethanave pas skenave. Mendoj se është mungesë respekti të gjykosh. Kjo është punë për analistët. Unë jam trajner i Coventryt, po e shijoj momentin tonë me promovimin dhe titullin, dhe kaq.
“Është një periudhë e vështirë, pa dyshim, dhe ne si trajnerë e dimë se çfarë pasojash mund të ketë. Si klub, ata po kalojnë një moment të vështirë, por kanë ende mundësi të nxjerrin diçka nga sezoni me FA Cup dhe pozicionin në ligë. Chelsea është një pjesë e madhe e jetës sime, por tani është puna e tyre, ndërsa puna ime është këtu.”, ka deklaruar Frank Lampard për Sky Sports./IndeksOnline

