Sonte, PSG fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Bayern Munich, me rezultat 5-4.
Por kjo fitore më shumë kishte vlerë personalisht për trajnerin, Luis Enrique, shkruan IndeksOnline.
Tekniku spanjoll ka thyer rekordin e Pep Guardiolës, si trajneri që ka arritur 50 fitore në më pak ndeshje.
Luis Enrique e arriti këtë rekord në 77 ndeshje, derisa Guardiola kishte arritur 50 fitore në Champions League, në ndeshjen e 80-të si trajner./IndeksOnline/


