Leo Messi ka thurur lavdate për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Sulmuesi argjentinas tha se 18 vjeçari është më i miri nga brezi i lojtarëve të rinjë dhe se ai ia kujton veten e tij kur filloi të luante te Barcelona.
“Nga brezi i ri i lojtarëve, mendoj se Lamine Yamal është ai që më kujton më shumë veten time kur fillova.”
“Nuk kam asnjë dyshim, për mua Lamine Yamal është më i miri i këtij brezi të ri, për shkak të asaj që ka bërë deri tani dhe të ardhmes që mund të ketë.”, ka deklaruar Messi.

