Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën e sportistëve më të paguar në botë.
Në krye renditet futbollisti portugez Cristiano Ronaldo me të ardhura marramendëse prej 300 milionë dollarësh brenda vitit, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi i Al Nassr vazhdon të dominojë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në aspektin financiar, falë kontratës së majme në Arabinë Saudite dhe marrëveshjeve të shumta komerciale.
Pas Ronaldos renditet boksieri meksikan Canelo Alvarez me 170 milionë dollarë, ndërsa vendi i tretë i takon futbollistit argjentinas Lionel Messi, i cili ka përfituar 140 milionë dollarë.
Në mesin e pesë më të paguarve gjenden edhe ylli i basketbollit LeBron James me 137.8 milionë dollarë dhe sensacioni japonez i bejsbollit Shohei Ohtani me 127.6 milionë dollarë.
Lista vazhdon me emra të mëdhenj të sportit botëror si Stephen Curry, golfisti Jon Rahm, francezi Karim Benzema, basketbollisti Kevin Durant dhe piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton.
Renditja e plotë e 10 sportistëve më të paguar:
- Cristiano Ronaldo – 300 milionë dollarë
- Canelo Álvarez – 170 milionë dollarë
- Lionel Messi – 140 milionë dollarë
- LeBron James – 137.8 milionë dollarë
- Shohei Ohtani – 127.6 milionë dollarë
- Stephen Curry – 124.7 milionë dollarë
- Jon Rahm – 107 milionë dollarë
- Karim Benzema – 104 milionë dollarë
- Kevin Durant – 103.8 milionë dollarë
- Lewis Hamilton – 100 milionë dollarë
/IndeksOnline/

