Lumbardh Dellova mund të transferohet në Ukrainë.
Mbrojtësi kosovar mund të jetë përforcimi i ekipit të madh ukrainas, Dynamo Kyiv.
Reprezentuesi i Kosovës dhe qendërmbrojtësi i CSKA Sofias ka qenë në radarin e Dynamos për një periudhë të gjatë.
Bisedimet po përparojnë mirë dhe lojtari më në fund është afër përfundimit të transferimit të tij te klubi ukrainas, sipas gazetarit ukrainas, Alex Ivanchenko.
/GazetaBlic Sport

