FSHF publikoi listën e lojtarëve të ftuar nga Rolando Maran te Kombëtarja. Ndryshe nga Silvinjo që ftonte 26 lojtarë në muajin mars, Maran ka preferuar një listë me 27 futbollistë.
Dy janë risitë, pikërisht Pano Qirko dhe Luis Hasa. FSHF ka njoftuar se për shkak dëmtimi mungojnë Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rei Manaj.
Ndryshimet e tjera nga ndeshjet e marsit, pikërisht Elhan Kastrati, Mario Dajsinani, Jasir Asani, Ivan Balliu, rezulton se janë zgjedhje të trajnerit. Sa i përket Dajsinanit, duhet thënë se prej kohësh mungon tek Egnatia dhe është thënë që qëndron i dëmtuar. Ndaj dhe FSHF-së mund t’i ketë shpëtuar ky detaj.
Të rikthyer në Kombëtare ndërkohë janë portierët Sherri dhe Simoni, Hadroj, Seferi, Daku dhe Kristian Shpendi.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

