Real Madridi po përballet me kohë zgjedhjesh të parakohshme.
Presidenti aktual, Florentino Perez vihet përball biznesmenit Enrique Riquelme, me një përballje e cila vendos fatin e klubit madrilen për të ardhmen.
Më tutje, Perez bëri një deklaratë bombastike ku tha se do të bëjë ofertë prej 150 milionë euro, por pa e bërë të ditur se për kë.
Mediat spanjolle raportuan se është Michael Olise, emri për të cilin bëhet fjalë se do të jetë megablerja e “Los Blancos”, pas blerjeve të Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe Jose Mourinho që pritet të zyrtarizohen në rast të fitores së Florentino Perez.
Zgjedhjet e brendshme të Realit do të mbahen të dielën, njëjtën ditë sikur zgjedhjet parlamentare në Kosovë./IndeksOnline/

