Skandal për të favorizuar Portugalinë e Ronaldos, rregullorja e FIFA-s konfirmon se goli i Kroacisë ishte i rregullt

Kroacisë iu anulua goli ndaj Portugalisë në fundin e takimit. Kështu Ronaldo me shokë u favorizuan për t’u kualifikuar në fazën 1/8.

FIFA doli me njoftim zyrtar ku justifikonte se prekja e Igor Matanoviç është dalluar nga teknologjia. Diçka e tillë mund të ketë ndodhur me flokë, siç mund të supozohet nga pamja prapa porte. Kjo nxjerr blof FIFA-n, pasi prekja me flokë nuk konsiderohet pozicion jashtë loje nëse nuk i ndryshon drejtimin topit.

“Flokët konsiderohen pjesë e trupit vetëm nëse ndikojnë në lëvizjen ose trajektoren e topit. Kjo ka gjasa të ndodhë vetëm në raste kur topi bie në kontakt të konsiderueshëm me një masë flokësh, siç është, për shembull, një topuz i lidhur në majë të kokës”, shkruhet në rregulloren e FIFA-s sa i përket pozicionit jashtë loje.

Polemikat janë të shumta. Kjo ndeshje ka vendosur në qendër të kritikave përdorimin e teknologjisë, ndërsa VAR u tregua vendimtar me ndërhyrjen e tij.

Rasti në fjalë: (VIDEO)