Vendim interesant nga FIFA, edhe pse u ndëshkua me të kuq, Balogun do luaj kundër Belgjikës

Futbollisti, Folarin Balogunit do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Belgjikës në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Shtëpia më e madhe e futbollit ia ka lejuar këtë, pavarësisht kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Bosnja dhe Hercegovina, shkruan Indeksonline

Megjithatë, kartoni i kuq mbetet në fuqi, por pezullimi i futbollistit është shtyrë nga FIFA.

Ky është një lajm pozitiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë në dispozicion futbollistin ndaj Belgjikës..

25-vjeçari gjatë këtij turne ka shënuar tri gola dhe është një prej lojtarëve më të mirë./Indeksonline/