FIFA pritet të ndryshojë një nga rregulloret tradicionale të futbollit gjatë finales së Kupës së Botës që do të zhvillohet më 19 korrik.
Sipas asaj që raporton The Times, pushimi mes dy pjesëve nuk do të zgjasë 15 minuta, siç parashikojnë rregullat e futbollit, por mund të arrijë deri në 30 minuta, shkruan IndeksOnline.
Vendimi lidhet me organizimin e një spektakli të madh artistik në pushimin e ndeshjes, një format i ngjashëm me shfaqjen e famshme të finales së Super Bowl-it në Shtetet e Bashkuara.
FIFA ka zgjedhur të zgjasë pushimin për t’i krijuar kohën e nevojshme performancave muzikore dhe organizimit teknik të spektaklit, pavarësisht se ligjet e futbollit të hartuara nga IFAB-i parashikojnë që pushimi i pjesës së parë nuk duhet të kalojë 15 minuta, përveç rasteve të veçanta të miratuara nga organizatorët e garës./IndeksOnline/

