Jo vetëm trofeu dhe medaljet, fituesi i Kupës së Bltës do shpërblehet edhe me tjetër stoli për herë të parë në histori

FIFA ka njoftuar një risi historike për fituesin e Kupës së Botës.

Për herë të parë në histori, futbollistët e kombëtares që shpallet kampione e botës do të marrin unaza kampionësh, duke ndjekur traditën e njohur të sporteve amerikane si NBA dhe NFL.

Sipas njoftimit, 30 unaza do të prodhohen ekskluzivisht për kampionët e botës, ndërsa 1.996 unaza të tjera do të dalin në shitje për tifozët.

Ky është një tjetër element i ri që FIFA po sjell në Botëror, duke i dhënë fituesve një simbol të përhershëm të suksesit, përveç trofeut të Kupës së Botës.