Paris Saint-Germain nuk ka hequr dorë nga përforcimi i mesfushës dhe tashmë ka vendosur në shënjestër yllin e Barcelonës, Pedrin.
Sipas raportimeve, kampioni francez është duke përgatitur një ofertë të parë prej 90 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll, pasi dështoi në përpjekjet për të transferuar Rodrin.
Trajneri Luis Enrique e ka bërë Pedrin objektivin kryesor për repartin e mesfushës gjatë kësaj vere dhe dëshiron ta ketë në dispozicion për sezonin e ri.
Megjithatë, Barcelona nuk pritet të hapë negociata. Klubi katalanas e konsideron Pedrin një lojtar të paprekshëm dhe nuk ka ndërmend ta shesë, pavarësisht ofertës së majme që PSG po përgatit.

