Ky është sulmuesi rezervë që synon ta blejë Barcelona në rast të dështimit për Julian Alvarez

Barcelona po shqyrton edhe alternativa të tjera në repartin ofensiv, në rast se nuk arrin të finalizojë transferimin e Julian Alvarez nga Atletico Madridi.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, në listën e klubit katalanas është edhe sulmuesi i Sportingut, Luis Suarez. Megjithatë, transferimi i kolumbianit nuk do të jetë i lehtë, pasi ai konsiderohet lojtar kyç për klubin portugez.

Barcelona aktualisht e ka Julian Alvarez si një prej objektivave kryesorë, por situata e vështirë me Atlético Madridin mund ta detyrojë klubin të ndryshojë strategji në ditët e ardhshme.

Romano raporton se Barcelona do të nisë të shqyrtojë më seriozisht Suarezin dhe opsionet e tjera nga java e ardhshme, nëse marrëveshja për Alvarez vazhdon të mbetet e bllokuar.

Luis Suarez, i cili është pjesë e rëndësishme e Sportingut, është kështu një prej emrave në listën e ngushtë të Barcelonës për përforcimin e sulmit.