Kjo ështe shifra e çmendur për të cilën u shit topi që Maradona shënoi golin “Dora e Zotit”

Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm “Dora e zotit” në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 2.9 mililionë euro.

Maradona e goditi topin me dorë për ta mposhtur portierin anglez Peter Shilton, në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinale.

Pas ndeshjes, legjenda argjentinase e përshkroi golin me fjalët se ishte shënuar “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e zotit”.

Në të njëjtën ndeshje, Maradona realizoi edhe një tjetër gol historik, të njohur si “Goli i shekullit”, pasi dribloi disa lojtarë anglezë para se të dërgonte topin në rrjetë.

Sipas BBC-së, Topi Adidas Azteca ishte marrë nga arbitri tunizian Ali Bin Nasser, i cili e drejtoi atë ndeshje dhe e mbajti për më shumë se tri dekada.

Në vitin 2023, Bin Nasser konfirmoi se bëhej fjalë për topin e përdorur në atë ndeshje, konfirmim që më pas u mbështet edhe nga një vërtetim i pavarur.

Megjithatë, çmimi i arritur në ankand ishte dukshëm më i ulët se pritjet. Topi pritej të shitej për rreth 10 milionë dollarë.

Fanella që Maradona kishte veshur në të njëjtën ndeshje ishte shitur në vitin 2022 8.2 milionë euro.