Esteghlal në ndeshjen me Sepahanin shkroi një faqe të re të historisë në futbollin iranian.
Skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, ka kaluar kuotën e 1100 golave në total duke vendosur një rekord historik, pasi asnjë klub tjetër nuk ka shënuar më shumë.
Jasir Asani ka firmën e tij në këtë rekord të Esteghlalit, pasi ishte ai që e shënoi golin e 1100 për skuadrën e tij, kur zhbllokoi rezultatin në ndeshjen e fundjavës.
Por jo vetëm kaq, Asani në sfidën me Sepahanin arriti në kufirin e 100 golave të shënuar në karrierën e tij me klube.
Dhe në këtë pikë Esteghlali në rrjetet sociale i bëri një dedikim Asanit për shifrat e regjistruar prej tij dhe kontributin që po jep te Esteghlali ku ai është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të kësaj skuadre që po kryeson kampionatin iranian të futbollit.
Postimi i klubit të Esteghlal
Një natë historike për Esteghlal dhe Jasirin, me diferencën e 1000 golave! Goli i minutës së 4-t të Jasir Asanit kundër Sepahanit nuk ishte vetëm fillimi i një fitoreje të madhe. Ky gol e çoi edhe Esteghlalin drejt një rekordi historik, ndërsa shënoi një moment të rëndësishëm në karrierën e yllit të skuadrës “blu”. Sipas faqes zyrtare të klubit Esteghlal, ndeshja mes Esteghlalit dhe Sepahanit në stadiumin “Shuhada-ye Shahr-e Qods” ishte një natë e paharrueshme për skuadrën “blu” dhe Jasir Asanin. Ylli i Esteghlalit arriti të shënonte vetëm katër minuta pas nisjes së ndeshjes, duke realizuar golin e parë të takimi. Një gol që hodhi bazat për fitoren e rëndësishme të Esteghlalit në një nga ndeshjet më të forta të sezonit. Megjithatë, rëndësia e këtij goli nuk kufizohet vetëm te tri pikët e ndeshjes. Gjuajtja e Jasir Asanit ishte goli i 1100-të i klubit Esteghlal në historinë e kampionatit. Ky është një rekord historik që e bëri skuadrën “blu” klubin e parë në historinë e kampionatit që arrin kuotën e 1100 golave të shënuar. Kjo natë e veçantë ishte e rëndësishme edhe për Jasir Asanin në aspektin personal. Sulmuesi i Esteghlalit, me golin ndaj Sepahanit, regjistroi golin e 100-të të karrierës së tij në futbollin e klubeve, duke e bërë emrin e tij edhe më të spikatur në një nga netët më historike të vitit për Esteghlalit. Fitorja në një ndeshje të rëndësishme dhe të ndjekur nga shumë tifozë, shënimi i golit të 1100-të të Esteghlalit në kampionat dhe arritja e Jasir Asanit në kuotën e 100 golave me klubet ishin tri ngjarje të rëndësishme që u realizuan në të njëjtin moment dhe me të njëjtën goditje’.

