Nuk do ta besoni se sa poshtë në karrierë ka rënë Alvaro Morata…

Ajo që dukej si një operacion pothuajse i pamundur vetëm disa orë më parë, tani është shumë serioze.

Álvaro Morata ka dhënë miratimin e tij për mundësinë e të luajtur për Leganés.

Leganes garon në Ligën e Dytë të Spanjës.

Tani, klubet po punojnë për të finalizuar një marrëveshje në të cilën Como është i gatshëm të lehtësojë largimin e lojtarit me kërkesën e tij.

Presidenti i klubit Eduardo Cosín dhe drejtori sportiv Andrés Pardo po punojnë intensivisht për të arritur një marrëveshje të plotë me sulmuesin.

Bazuar në emrin, rekordin e tij dhe formën aktuale, Morata do të ishte ndër transferimet më prestigjioze në historinë e Leganés.

Morata mbetet një sulmues shumë i vlerësuar në futbollin evropian dhe ka qenë një lojtar kyç për ekipin kombëtar spanjoll për vite me radhë./Indeksonline/