Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori edhe në aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara.
Inter Miami ka triumfuar në Campeones Cup, pasi mposhti Cruz Azul me rezultat 2-0, në finalen e zhvilluar në Nu Stadium.
Në qendër të vëmendjes ishte sërish Lionel Messi. Kapiteni argjentinas e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24-t, duke shënuar me kokë pas asistimit të Luis Suárez.
Ky gol ishte i veçantë për Messin, pasi ishte goli i tij i 100-të me fanellën e Inter Miamit, në vetëm 115 paraqitje.
Por Messi nuk u ndal me kaq.
Në minutën e 81-të, ai asistoi me goditje nga këndi për Casemiron, i cili me kokë realizoi për 2-0, duke vulosur triumfin e Inter Miamit.
Për Inter Miamin, ky është trofeu i katërt që prej ardhjes së Messit, pas Leagues Cup në vitin 2023, Supporters’ Shield në 2024 dhe MLS Cup në 2025.
Ndërkohë, për Lionel Messin, ky është trofeu i 48-të në karrierë, duke e zgjeruar edhe më tej rekordin e tij si futbollisti me më së shumti trofe të fituar.
Një natë historike për Messin, i cili në moshën 39-vjeçare vazhdon të jetë vendimtar dhe të koleksionojë trofe edhe në një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm të karrierës së tij.

