Granit Xhaka nën hetime nga shteti i Zvicrës, dyshohet për falsifikim me dokumenta për…

Granit Xhaka është vënë nën hetim nga Prokuroria e Luzernit në Zvicër, lidhur me dyshimet për një certifikatë të rreme të COVID-it.

Sipas mediave zvicerane, autoritetet po hetojnë nëse Xhaka kishte siguruar një certifikatë që dëshmonte vaksinimin kundër COVID-19, ndërkohë që vaksinimi mund të mos ketë ndodhur. Rasti lidhet me një mjeke nga Luzerni, ordinanca e së cilës ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023, ku ishin siguruar prova.

Xhaka pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Luzernit në fillim të tetorit. Përfaqësuesi i tij ka deklaruar se futbollisti do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet, ndërsa ka bërë të ditur se Xhaka posedon konfirmim nga mjekja se është vaksinuar më 25 janar dhe 11 nëntor 2022.

Prokuroria ka konfirmuar se hetimi synon të përcaktojë nëse ka pasur shkelje penale në lidhje me përfitimin e një dokumenti të rremë ose falsifikimin e dokumenteve.