Atletico Madrid vs Inter

Atletico Madrid ka një bilanc perfekt në shtëpi dhe Inter Milan ka maksimumin e pikëve në Champions League, që do të thotë se diçka duhet të ndryshojë të mërkurën mbrëma kur ato përplasen në Metropolitano.

Pasi Atleti e eliminoi Interin nga Liga e Kampionëve dy sezone më parë, skuadrat takohet sërish në Spanjë, me vendasit aspak të sigurt për kualifikim.

Fushata e Atletico Madrid në Champions ka qenë e paparashikueshme deri tani, duke i lënë me gjashtë pikë në gjysmën e fazës së këtij edicioni.

Skuadra e Diego Simeones ka pësuar dy humbje në Angli – 3-2 kundër Liverpoolit dhe 4-0 nga Arsenali – ndërsa ka fituar 5-1 kundër Eintracht Frankfurt dhe pastaj 3-1 në ndeshjen e fundit.

Në fillim të këtij muaji, Atleti mposhti Union Saint-Gilloise në kryeqytetin spanjoll, me Julian Alvarezin, Conor Gallagher dhe Marcos Llorenten që shënuan golat.

Dy herë finalista – të mundur të dyja herët nga Real Madridi – Los Colchoneros u eliminuan sërish nga rivalët e qytetit sezonin e kaluar, por tani u nevojiten edhe pikë të tjera që ta sigurojnë kalimin në fazën tjetër.

Vazhdimi i formës së shkëlqyer në shtëpi mund të jetë çelësi, pasi kanë humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit evropiane në Metropolitano dhe kanë fituar 10 nga 11 të fundit.

Pas fitores ndaj Getafes të dielën, skuadra e Simeones – që është e katërta në La Liga – ka pestë fitore radhazi para ndeshjes së së mërkurës, ku trajneri do të përballet me njërën nga skuadrat e tij të dikurshme.

Kur u përballën për herë të fundit në fazën nokaut të vitit 2024, Atleti avancoi pas penalltive, pasi kishte fituar ndeshjen e dytë në shtëpi.