Atmosfera te Zvicra nuk është e mirë para ndeshjes me Bosnjën, për shkak të deklaratës së Xhakës!

Atmosfera në radhët e kombëtares zvicerane nuk duket aq e mirë para ndeshjes me Bosnjën.

Trajneri Murat Yakin është nën shumë presion dhe, sipas Blick, shumë lojtarë nuk reaguan mirë ndaj një deklarate publike të Xhakës, pas ndeshjes me Katarin. 

Xhaka ishte mjaft i zhgënjyer me rezultatin kundër Katarit dhe tha se ekipi kombëtar ishte larg përmbushjes së pritjeve të veta.

“Ka shumë për të folur, por tani duhet të veprojmë. Ndoshta po na mashtron fakti që mendojmë se do ta kalojmë lehtësisht fazën e grupeve, por nuk mund të mendosh kështu, përndryshe shkon në shtëpi pas tre ndeshjesh. Duhet të zgjohemi. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për të gjithë ne” kishte thënë Xhaka.

Disa lojtarë të rëndësishëm te Zvicra raportohet të jenë indinjuar nga deklarata e kapitenit./Indeksonline/