Barcelona pa trajner në “El Clasico”, gjermani Hansi Flick “tradhton” ekipin

Hansi Flick nuk do të jetë në krye të pankinës së Barcelonës në “El Clasico” përballë Real Madrid. Kjo, për shkak se trajneri gjerman u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit që katalanasit fituan 2-1 përballë Girona.

Një mungesë e rëndësishme për Barcelonën, të cilët nuk do të kenë “mbi kokë” trajnerin e tyrë për t’i udhëzuar në një ndeshje të rëndësishme, përballë rivalëve të përjetshëm. Kështu ndihmësit e gjermanit, Marcus Sorg dhe Toni Tapalovic do të jenë në krye të ekipit përballë Realit.

Kujtojmë se kjo sfidë do të zhvillohet të dielën e 26 shtatorit. “El Clasico” që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, nis në orën 16:15.