Betis tall Viniciusin me rastin e çmimit të Topit të Artë

Osumane Dembele, sulmuesi i PSG-së dhe Francës, ka fituar Topin e Artë të revistës France Football për vitin 2025.

Dembele bëri 60 paraqitje në PSG sezonin e kaluar, duke shënuar 37 gola dhe duke dhënë 15 asiste, duke fituar Ligën e Kampionëve, Kampionatin Francez dhe Kupën e Francës.

Klubi spanjoll, Betis njoftoi lajmin në rrjetet sociale, duke tallur sulmuesin e Real Madridit, Vinicius.

Vitin e kaluar, i zhgënjyer që Rodri nuk e fitoi Topin e Artë, ai postoi statusin: “Do ta bëj dhjetë herë më shumë nëse më duhet. Ata nuk janë gati”. Këtë vit, Vinicius ishte i 16-ti në renditjen përfundimtare për Topin e Artë. Tani, Betis, së bashku me njoftimin zyrtar të fituesit të Topit të Artë, shkroi statusin “Admin do ta bëjë 10 herë nëse më duhet. Ata nuk janë gati”.

/GazetaBlic Sport