Adrian Bajrami ditët e fundit është një nga futbollistët më të përfolur, pasi vendimi i tij për të “braktisur” Shqipërinë dhe për të luajtur për Zvicrën ka surprizuar të gjithë.
Një vendim i cili padikskutim na kë “shtangur”, pasi siç dihet mbrojtësi me kuqezinjtë ka luajtur vetëm në 3 ndeshje miqësore.
Por tashmë për të ka folur edhe trajneri i Zvicrës, Murat Yakin. Timonieri i “helvetëve” ka theksuar se shqiptari është një lojtar interesant dhe prej kohës ka qenë nën monitorimin e tyre.

