Cristiano Ronaldo vendos një rekord të ri në Arabi

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në Arabinë Saudite.

Sulmuesi portugez arriti një tjetër statistikë historike pasi shënoi një tjetër gol në ndeshjen e fundit të Al Nassr, shkruan IndeksOnline.

Me golin e shënuar ndaj Al Shabab, CR7 ka realizuar ndaj të gjithë kundërshtarëve të kampionatit këtë sezon, duke shënuar ndaj secilës prej 17 skuadrave të Saudi Pro League.

Një arritje e tillë nuk ishte regjistruar më parë nga asnjë futbollist në historinë e ligës saudite.

Ronaldo vazhdon të jetë vendimtar për Al Nassr-in, teksa numëron tashmë 100 gola në kampionat dhe 139 në total me fanellën verdheblu.

Portugezi synon që këtë sezon të fitoj titullin e kampionit, pasi ekipi i tij mban kreun me 82 pikë, pesë më shumë se Al Hilal SFC, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithçka pritet të vendoset të martën në superderbin mes Al Nassr dhe Al Hilal, një sfidë që mund të përcaktojë fatin e kampionatit./IndeksOnline/