Di Marcio jep lajmin e bujshëm për Milanin, një drejtor sportiv shqiptar është gati të zëvendësojë Igli Taren

Viktor Bezhani mund të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit, pasi rrugët me Igli Taren të ndahen. Ky është lajmi i bujshëm që Xhanluka Di Marcio ka raportuar sot.

Bezhani është aktualisht pjesë e Tuluzës në Francë. Ky klub është pjesë e “RedBird”, për këtë pronarët e Milanit po e konsiderojnë si opsion.

Drejtori sportiv Bezhani konsiderohet si ekspert në rritjen e talenteve. Për merkaton e kaluar të verës është përmendur rasti kur Kanvot u shit te Kristal Palas për 23 milionë euro.

“RedBird” ka konsideratë për punën e Bezhanit në Francë. Në anën tjetër, largimi i Tares duket i pashmangshëm nga kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL