E pabesueshme/ Paredes refuzon milionat nga gjiganti europian dhe vendos të qëndroj te Boca Juniors

Leandro Paredes ka refuzuar interesimin e disa klubeve të rëndësishme evropiane, duke zgjedhur të vazhdojë aventurën te Boca Juniors.

Mesfushori argjentinas ka refuzuar edhe një ofertë nga Milani për një kontratë trevjeçare, me pagë prej rreth 6 milionë eurosh në sezon. Sipas raportimeve, Paredes nuk dëshiron të rikthehet në Evropë dhe preferon të mbetet në Buenos Aires.

Edhe interesimi nga Premier League është refuzuar nga 32-vjeçari, i cili e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është Boca Juniors.

Paredes u rikthye te klubi i tij i fëmijërisë në verën e vitit 2025 dhe aktualisht ka kontratë me Bocan deri në fund të vitit 2028. Ai tashmë mban edhe shiritin e kapitenit dhe synon të udhëheqë skuadrën drejt trofeve.