Fitoi gjithçka me Barcelonën, Rafinja i jep lamtumirën futbollit para kohe për shkak…

Futbollisti brazilian Rafinja, ka bërë të ditur se e ka mbyllur me futbollin e luajtur që në moshën 32-vjeçare.

Mesfushori brazilian, vëllai i Tiago Alkantaras, eksperienca e fundit e të cilit ishte në Katar, që nga vera e vitit 2024 ishte pa klub pasi nuk po arrinte të kalonte dëmtimet e njëpasnjëshme, të cilat e kishin penalizuar gjatë të gjithë karrierës së tij.

Një karrierë që kishte parë të ngjitej deri në majën e futbollit europian me Barcelonën, ku u formua si futbollist, pjesë e ekipit të drejtuar nga Luis Ernike që dominoi në edicionin 2014-2015 duke marrë “Triplete”.

Me etapa te Interi, Selta Vigo, PSG dhe Real Sociedad, Rafinja nuk kishte arritur të gjente një vend fiks pikërisht prej problemeve të vazhdueshme fizike të tij. Mes viteve 2017-2019, ai qëndroi jashtë për rreth 500 ditë, si pasojë këputjes së ligamentit kroçiat e më pas edhe të meniskut.

Në vitin 2022 firmosi te Al Arabi në Katar, ku ishte eksperienca e tij e fundit, para se të varte këpucët në gozhdë.

PANORAMASPORT.AL