Mesfushori i Francës, Aurélien Tchouaméni, është përjashtuar nga ndeshja e së shtunës ndaj Paraguait në 1/8 e finales së Kupës së Botës për shkak të një dëmtimi në kofshë, raportoi të premten e përditshmja franceze L’Equipe.
26-vjeçari ishte titullar në tri nga katër ndeshjet e Francës në këtë Botëror dhe pritet të zëvendësohet nga Manu Koné.
Franca siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt pasi e mbylli Grupin I me maksimumin e pikëve, duke fituar të tri ndeshjet e grupit, përpara se të triumfonte bindshëm 3-0 ndaj Suedisë në 1/16 e finales.
“Les Bleus” do të përballen me Paraguain të shtunën në Filadelfia.
Federata Franceze e Futbollit nuk ishte menjëherë e disponueshme për t’iu përgjigjur kërkesës së Reuters për koment.

