Hoffenheim i shpërblen me kontrata të reja Leon Avdullahun e Albian Hajdarin

Dyshja kosovare, Leon Avdullahu e Albian Hajdari kanë pasur një sezon fantastik me Hoffenheim.

Ata ishin pjesë e padiskutueshme e formacionit te skuadra gjermane gjatë gjithë këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Hoffenheim tashmë ka arritur marrëveshje me Leon Avdullahu për një kotratë të re, e vlefshme deri në vitin 2031, ku do të ketë edhe rritje page.

Nuk ka klauzol lirimi në kontratën e re, derisa Atalanta dhe Atletiko Madrid po ndjekin nga afër mesfushoirn kosovar.

Po ashtum Hoffenheim ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën edhe me mbrojtësin Albian Hajdari, deri në vitin 2031./IndeksOnline/