Real Madridi ka vendosur një rekord të ri financiar, duke regjistruar 1.221 miliardë euro të ardhura gjatë sezonit 2025/26, pa përfshirë fitimet nga transferimet e lojtarëve.
Klubi spanjoll është bërë i pari në botën e sportit që kalon pragun e 1.2 miliardë eurove të ardhura vjetore. Rritja është nxitur kryesisht nga të ardhurat e gjeneruara nga Santiago Bernabéu i rinovuar dhe aktivitetet e marketingut.
Ndërkohë, Real Madridi e mbylli sezonin me një fitim neto prej 26.3 milionë eurosh, duke vazhduar serinë e 26 viteve radhazi me bilanc pozitiv, çka konfirmon edhe një herë stabilitetin e tij financiar.
/GazetaBlic Sport/

