Jasir Asani nuk transferohet në Spanjë, shqiptari befason me të ardhmen e tij

Një “sagë” e zgjatur, por siç duket, vendimi është marrë. Jasir Asani do të mbetet pjesë e Esteghlal, ekip i cili militon në elitën e futbollit iranian.   

Burimet për mediat raportojnë se anësori 31-vjeçar ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga ekipi aktual, me të cilin fillimisht u njoftua prishja e kontratës. Megjithatë, siç duket, palët e kanë zgjidhur këtë “nyjë” dhe do të vijojnë bashkëpunimin mes tyre.

Kujtojmë se Asani nuk paraqitej për Esteghlal që prej shkurtit, duke zgjedhur që të vijë në Shqipëri për të kryer stërvitje në mënyrë që të mbajë aktiv rendimentin e tij fizik, ndërsa me ekipin nga Irani i regjistroi 13 gola në llogarinë personale në 29 paraqitje gjithsej.