Jo vetëm që dështoi Pirlo, Italia humb edhe Maldinin e Leonardon për këtë arsye…

Ndodhi ajo që pritej! Pas dështimit për të emëruar Andrea Pirlon si trajner të Italisë, Federata Italiane ka marrë një tjetër goditje.

Paolo Maldini, i emëruar drejtor teknik 16 ditë më parë, ka dhënë dorëheqjen. Së bashku me ish-mbrojtësin e Milanit, është larguar edhe Leonardo që mbante rolin e këshilltarit.

Vendimi vjen pas tërheqjes së Federatës për trajnerin Pirlo. Ky i fundit mbështetej nga Maldini dhe Leonardo.

Gjyqtari i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë

Pas largimit të Pirlos, në garë për të marrë drejtimin e kombëtares janë rikthyer emrat e Antonio Contes dhe Roberto Mancinit.

Për rolin e drejtorit teknik është lakuar edhe emri i Giorgio Chiellinit. Futbolli italian po përjeton momente të vështira, ndërsa presin të mësojnë trajnerin e ri, që për momentin favorit duket Mancini.