Këto janë kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin në Botëror

Kupa e Botës 2026 po afrohet dhe gara për kualifikim është në zhvillim të plotë.

Me zgjerimin e turneut në 48 ekipe kombëtare, pritshmëritë janë më të larta se kurrë, dhe shumë përfaqësuese po luftojnë për të siguruar një vend në atë që pritet të jetë një nga edicionet më spektakolare të historisë.

Aktualisht, vetëm disa kombëtare e kanë siguruar tashmë biletën e tyre, ndërsa të tjerat vazhdojnë të luftojnë në fazat kualifikuese në mbarë botën.

Ja 13 kombëtaret e para të kualifikuara:

KOMBËTARET ORGANIZATORE

Shtetet e Bashkuara,  Meksika, Kanadaja

Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Koreja e Jugut, Australia, Zelanda e Re, Argjentina, Ekuadori, Brazili, Paraguaji, Uruguaji, Kolumbia