Skandali i falsifikimit të certifikatës mund të sjellë pasoja akoma dhe më të rënda për Granit Xhakën. Hetimet përcaktojnë një sërë shkeljesh të kryera, të cilat datojnë që nga koha kur mesfushori shqiptar luante për Arsenalin.
Vetë Xhaka, asokohe, e ka përdorur këtë certifikatë për të udhëtuar drejt SHBA-ve kur ishte pjesë e “Topçinjve” të Londrës, si rrjedhojë, duke mashtruar dhe autoritetet doganore amerikane.
Një shkelje e përmasave të rënda që nëse vërtetohet penalisht, do të sillte dhe ndëshkimin e ashpër për Xhakën. Vendimet e FIFA-s lidhen me pezullimin e kapitenit të Zvicrës për t’u mos u paraqitur në fushë, si me “Helvetët” ashtu edhe me Sunderland, derisa periudha e dënimit të shlyhet plotësisht.
Granit Xhaka reagoi menjëherë për këtë skandal, duke e quajtur një veprim të nxitueshëm duke pranuar dhe përgjegjësitë për gabimin e bërë. Madje, Xhaka, vendosi në mirëkuptim të plotë me Federatën zvicerane të Futbollit që të mos merrte pjesë në ndeshjet e Nations League, derisa situata të qartësohet.

