Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është paraqitur në konferencë për media para ndeshjeve të UEFA Nations League.
Foda u pyet nga gazetarët në lidhje me Arijon Ibrahimovic dhe për kapitenin e ardhshëm të Kosovës, pas largimit të Rrahmanit, shkruan Indeksonline
“Jo Arijoni nuk ka marrë ftesë nga ana ime. Jam në kontakt me të që një vit. Mirëpo se çka do të ndodh në të ardhmen, mbetet të shihet!”
“Për kapiten do të flasim me lojtarët së bashku dhe do të marrim një vendim”, u shpreh Foda
Kujtojmë që Kosova gjatë këtij cikli do t’i zhvillojë katër ndeshje, dy me Austrinë, një me Irlandën dhe Izraelin./Indeksonline/

