VfL Wolfsburg po punon intensivisht për të nënshkruar Elvis Rexhbecaj në fund të sezonit, si lojtar të lirë.
Mesfushori 28-vjeçar do të largohet nga FC Augsburg në fund të sezonit.
Ai ka zhvilluar tashmë bisedime shumë pozitive me drejtuesit e Wolsburg, raporton Sky De.
Një vendim përfundimtar pritet së shpejti, pasi Union Berlin është gjithashtu i interesuar.
Megjithatë, aktualisht, Wolfsburg ka shanse shumë të mira.
Rexhbecaj do të bashkohej edhe nëse klubi bie nga kategoria.
/GazetaBlic Sport

