Tensionet kanë nisur të shfaqen te Real Madridi mes trajnerit José Mourinho dhe presidentit Florentino Pérez.
Sipas Mundo Deportivo, brenda klubit po flitet për përplasjen e parë mes dy figurave, në një moment kur Reali ka pësuar dy humbje në katër ndeshjet e fundit të La Ligës dhe ka mbetur gjashtë pikë prapa Barcelonës.
Situata është komplikuar edhe nga merkatoja, e cila nuk e ka përmbushur plotësisht atë që Mourinho priste, ndërsa El Clásico është vetëm rreth një muaj larg.
Portugezi kishte deklaruar më herët se për të merkatoja ishte e mbyllur, edhe pse la të hapur mundësinë për një tjetër afrim.

