Kupa e Botës: Spanja me ‘plan special’ për Lamine Yamal

Kombëtarja e Spanjës ka hartuar një plan të veçantë për menaxhimin e Lamine Yamal në Kupën e Botës, duke synuar që ai të jetë në formën më të mirë në momentet vendimtare.

Sipas AS, Yamal do të pushojë plotësisht në ndeshjen e parë të turneut, transmeton GazetaBlic Sport.

Në takimin e dytë ndaj Arabisë Saudite, ai pritet të aktivizohet vetëm në pjesën e dytë, për të fituar ritëm pa u ngarkuar shumë fizikisht.

Objektivi kryesor i këtij plani është që talenti spanjoll të jetë 100% i gatshëm për ndeshjen e tretë ndaj Uruguait, e cila mund të jetë vendimtare për fatin e grupit.

 

 

/GazetaBlic Sport/