Lajm i keq për Kosovën, Albian Hajdari do mungoj kundër Austrisë, zbulohet arsyeja

Albian Hajdari do të jetw mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen ndaj Austrisë.

Franco Foda është detyruar të heq emrin e tij nga lista kur kanë mbetur disa orë para ndeshjes së rëndësishme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur arsyet e mungesës së tij. Lojtari ka një lëndim të lehtë në këmbë dhe mjeku ka konstatuar se mbrojtësit i duhen disa ditë pushim për të mos rrezikuar shkallën e lëndimit.

Vendin e tij sot për sfidën me Austrinë pritet ta zë Ron Raçi./Indeksonline/